Presidenti serb, Aleksandar Vucic ka deklaruar se në Serbi ka arritur një lloj i ri i koronavirusit.

I njëjti tha se ky lloj i virusit erdhi nga një shtetas serb i cili mbërriti nga Londra në Beograd, transmeton lajmi.net.

Vucic theksoi se ky lloj i ri i virusit e frikëson atë për shkak të numrit të madh të të infektuarve me atë lloj në Britaninë e Madhe, por që sipas tij nuk ka vend për panik, sepse të gjitha kontaktet e personit në fjalë janë izoluar me të arritur ai nga Londra.