Vaksina e koronavirusit e zhvilluar nga Moderna ka të njëjtin efikasitet edhe ndaj varianteve të reja të Covid-19 të gjetura në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut.

Testimet paraprake laboratorike sugjerojnë që antitrupat që ka vaksina i njohin dhe luftojnë variantet e reja. Megjithatë sipas mediave duhen akoma më shumë studime që të konfirmohet plotësisht kjo gjë.

Variantet e reja të virusit janë duke u përhapur me shpejtësi në disa kombe të ndryshme.

Covid-19 ka pësuar disa ndryshime ose mutacione që bëjnë të shpërndahet më shpejtë se versioni origjinal. Ekspertët mendojnë se mutacioni britanik që shpërtheu në Shtator mund të jetë 70% më shumë i transmetueshëm.

Vaksinat e krijuara deri më tani janë bërë në bazë të varianteve më të vjetra, por shkencëtarët besojnë se mund të kenë efikasitet edhe ndaj mutacioneve të reja.

Për këtë studim, kërkuesit shikuan analizat e gjakut nga disa persona që kishin marrë vaksinën e Modernës.

Megjithatë rezultatet kanë nevojë për një shqyrtim më të thellë, por paraprakisht japin imunitet dhe vaksina punon ndaj varianteve të reja.

Në Britaninë e Madhe deri më tani janë vaksinuar 6.3 milionë qytetarë me vaksinën e Pfizer ose AstraZenecas.