Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë përmes facebook-ut.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një reagimi këshilltari i saj politik, Faton Peci, ndërsa ka publikuar disa prej kërcënimeve që janë vënë drejt Vjosa Osmanit, njofton Klan Kosova.

Njëra ndër to që është bërë drejt saj është kjo: ‘’Trutë në tokë t’i kisha qit’’.

”Fushata e egër kundrejt u.d. Presidentes ka qe nje kohe te gjate qe po percillet edhe me kercenime me jete.

Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcy stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim.

Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar është e kotë!

Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë!”, shkruan Faton Peci.