Tottenham Hotspur ka arritur të kualifikohet në rrethin e pestë në FA Cup. “Spurs” mposhti ekipin nga Championshipi, Wycomben me rezultat 4:1.

Por, ekipi i Jose Mourinhos u djersit mjaft shumë për të arritur kualifikimin.

Fillimisht, Onyedinma shënoi për vendasit në minutën e 25-të, kurse Bale barazoi rezultatin në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Kur të gjithë menduan se ndeshja do të shkonte në vazhdime, Tottenham “shpërtheu” duke shënuar plot tri herë brenda 4 minutave.

Winks 86′, dhe Ndombele 87 dhe 90+3 shënuan për ekipin e Jose Mourinhos.