Stephanie Winston në “Hollywood Life Podcast” ka zbuluar se mikesha e saj, Melania Trump në fakt ka një martesë shumë të lumtur me ish-presidentin Donald Trump, ndryshe nga sa thuhet lart e poshtë.

“Isha në makinë me të dhe po vinim nga New York-u. Donald ishte në një ndeshje, e telefonoi dhe e pyeti për diçka. Ajo është telefonata e parë e tij. Ai do aprovimin e saj për çdo gjë. Melania i tregon atij si duhet të jetë, por nga ana tjetër edhe e vlerëson për punën që bën. Kam vënë re se ata shihen me njëri-tjetrin me pasion. Ndryshe nga sa thuhet në media, ata kanë një marrëdhënie shumë të afërt me njëri-tjetrin. Diskutojnë hapur për çdo gjë. Unë nuk i kam dëgjuar një herë të zihen”-tregoi Stephanie.

Ajo gjithashtu theksoi se rastet ku Melania ka refuzuar t’i kapë dorën Donaldit në fakt janë të planifikuara nga vetë ata për të tërhequr vëmendjen. “Ata kanë një qëllim për çdo gjë që bëjnë”-tha Stephanie.