Kemi parë se figurat publike bëjnë të pamundurën që të mbetën gjithmonë bukur, duke iu nënshtruar kështu ndërhyrjeve të ndryshme.

Kalimi i viteve sigurisht që sjell ndryshime dhe plakje të fytyrës, por jo të gjithë VIP-at kanë nxituar ta bëjnë në emër të bukurisë së përjetshme…

Plakja është pjesë natyrale e jetës, por procesi i saj nuk është dhe aq i thjeshtë për t’u pranuar.

Prandaj, një pjesë e mirë e personazheve të famshëm nuk kursehen kur vjen puna tek operacionet plastike apo botoks, ashtu sikurse një pjesë tjetër refuzojnë të ndryshojnë diçka në fytyrën e tyre.

Lista e të famshmeve kundër përdorimit të botoksit, përkundër atyre që janë përdoruese të injeksionit ‘çudibërës’ dhe ndërhyrjeve kirurgjike është modeste:

Angelina Jolie: “Deri më sot, unë kurrë nuk kam përdorur botoks. Unë nuk jam ai lloj personi. Unë nuk kam asgjë kundër atyre që e bëjnë atë, thjesht nuk është për mua”.

Meryl Streep: “E mira e plakjes është se kur ata të marrin në telefon për një rol të ri, zakonisht është e sigurt që do të jetë diçka interesante.”

Halle Berry: “I kujtoj shpesh vetes që bukuria nuk lidhet aq shumë me fizikun tim. Plakja është natyrale dhe do të na ndodhë të gjithëve. Dua të dukem gjithmonë si vetja ime, edhe nëse kjo do të thotë një version i plakur i vetes.”

Julia Roberts: “Është fatkeqësi që jetojmë në një shoqëri kaq të panikosur, ku gratë nuk i japin vetes një shans për ta parë se si duken si njerëz të plakur. Fytyra jote tregon një histori dhe s’e kam fjalën për historinë ku ti i hipën makinës dhe shkon në zyrën e kirurgut.”

Cameron Diaz: “Më mirë të shoh fytyrën time të plakur sesa një fytyrë që nuk më përket fare mua. Unë i dua vijëzimet e fytyrës sime. Më kujtojnë që kam qeshur gjithë jetën!”

Gisele Bündchen: “Isha shumë e ndjeshme sepse mund të ushtrohesha dhe ushqehesha shëndetshëm, por s’e ndryshoja dot faktin që fëmijët e mi shijonin më shumë gjirin tim të majtë krahasuar me atë të djathtin

Brooke Shields: Aktorja dhe modelja e famshme pranon se ajo u përpoq të bënte botoks, por nuk e pëlqeu rezultatin. Brooke ka deklaruar se nuk dëshiron të kthehet në dyert e kirurgjisë plastike, pasi ajo nuk ka besim.

Pink: Në “shënime për veten” këngëtarja shkruan: “Dalëngadalë po plakesh, kam filluar të shoh vija në fytyrë. Ndonjëherë ti mendon të bësh ndonjë ndryshim në fytyrë për ta ndaluar këtë, pastaj sheh një spektakël dhe vë re që nuk kupton asgjë nga ndjesia e atij personi sepse nuk i lëviz asgjë në fytyrë…Dua që fëmijët e mi ta dinë si dukem unë kur jam me nerva.”