Një sulm me thikë ka ndodhur në një stacion treni në Frankfurt, ku kanë mbetur të plagosur disa persona.

Sulmi ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit në qytetin gjerman para se policia të vihej në lëvizje dhe të arrestonte sulmuesin.

Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë, pavarësisht se policia shtoi se asnjë nuk ishte në gjendje kritike për jetën. Dëshmitarët folën për median lokale Frankfurter Allgemeine duke thënë se autori i sulmit dukej sikur ishte nën ndikimin e drogës dhe shkoi tek viktimat në mënyrë të rastësishme.

Një deklaratë të policisë, të postuar në Twitter shkruhej: “Tek stacioni i trenave në Frankfurt: Një person u raportua se ka plagosur disa njerëz të tjerë. Ai u arrestua. Rrethanat e sakta të krimit janë aktualisht objekt i hetimit. Nuk ka më asnjë rrezik.”