Një e treta e pacientëve që shërohen nga koronavirusi kthehen në spital brenda pesë muajsh. Ndërsa, një në tetë pacientë që e kanë kaluar koronavirusin ndahen nga jeta 140 ditë pas sëmundjes.

Në këto përfundime ka dalë një studim i realizuar nga Universiteti i Leicester-it, shkruan abcnews.al

Ekspertët po studiojnë efektet afatgjata të sëmundjes në trup, ndërsa qindra njerëz dolën në rrugët e Londrës gjatë fundjavës, ndërsa policia nuk ngrurroi që të priste gjobat. Midis tyre, sipas mediave, kishte shumë të dehur.

Incidenca ditore në Britani është rreth 50 mijë dhe numri i të vdekurve tani tejkalon një mijë çdo ditë. Në njësinë e kujdesit intensiv, mjekët bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të parandaluar kolapsin e sistemit të furnizimit me oksigjen, ndërsa shtretërit zihen në mënyrë dramatike.

Studimi i Leicester arriti në përfundimin se nga 47,780 rastet me Covid-19 që dolën nga spitali gjatë valës së parë të pandemisë, 29.4% u kthyen brenda 140 ditësh dhe 12.3% nuk mundën të mbijetonin.

Sipas drejtuesit të kërkimit, Camles Candy, ky është “studimi më i madh me në fokus pacientët që kanë dalë nga spitali pas infektimit me Covid.”

“Njerëzit duket se shkojnë në shtëpi, kanë simptoma afatgjata, kthehen dhe vdesin. Ne shohim që 30% kthehen në spital…shifrat janë shumë të larta.”