Pas këtyre hapave, do t’ju shfaqen të gjitha të dhënat që Google di për ju. Përmes opsioneve “On” dhe “Off” mund të zgjidhni që motori i kërkimit të ruajë ose jo aktivitetin tuaj në Web dhe aplikacion, historikun e vendodhjes apo atë të YouTube-it.

Google ruan automatikisht të gjitha të dhënat tuaja sapo identifikoheni (sign in) – duke filluar nga historiku i këkimeve dhe lundrimit në internet, vendndodhja përmes Google Maps e deri te historiku i videove në YouTube.

Bazuar te këto të dhëna, Google shfaq reklama për ju, sugjeron ëeb-series, njeh restorantet tuaja të preferuara dhe shumë, shumë gjëra të tjera. Sidoqoftë, gjiganti i teknologjisë ofron një mjet për të parë, ekzaminuar dhe fshirë të dhënat në serverat e tij.

Për të parë se çfarë Google di për ju si edhe për të menaxhuar të dhënat, veproni si në fotogalerinë e mësipërme.