Shtatë viktima të reja nga koronavirusi janë shënuar të premten në Kosovë. Viktimat janë nga: Malisheva 3 raste dhe nga një rast në Dragash, Prishtinë, Rahovec dhe Vushtrri.

– Advertisment –
Në raportin ditor për situatën epidemiologjike të Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njoftohet se janë konfirmuar edhe 296 raste pozitive në COVID-19, nga 1.659 mostra të testuara.

Raste aktive aktualisht janë 5.164, ndërsa sëmundjen e kanë mundur edhe 526 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 55.135 persona të infektuar me këtë virus, prej të cilëve 48.572 janë shëruar ndërsa 1.399 kanë vdekur.