Një revole dhe municion janë sekuestruar në Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur Policia e Rajonit të Prishtinës. “Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor Qendra, sot rreth orës 03:00, në rrugën ‘Mark Isaku’ në Prishtinë, në pikë kontrolli kanë ndaluar një veturë të tipit Smart, në të cilën gjendeshin dy persona. Pas një kontrolli të detajuar që u është bërë personave dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: -një (1) revole të tipit EKOL , si dhe -3 fishekë. I dyshuari ( pasagjer në veturën e sipërshënuar) -F. O. mashkull 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga policia e Kosovës.