Moti nga fundi i ditës do të përcillet me rritje të vranësira, ndërsa gjatë natës në pjesët jugore do të ketë reshje të shiut dhe të borës, kumtoi DPHM.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriu, më e theksuar përgjatë Luginës së Vardarit. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 8 gradë.

Nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite në pjesët jugore të vendit me reshje të dobëta të shiut dhe borës. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë nga -11 deri në 1 gradë Celsius, dhe ajo maksimalja do të jetë në intervalin prej -6 deri në 3 gradë.

Mot i ngjashëm edhe në Shkup. Temperatura minimale do të ulet katër gradë nën zero, dhe maksimale ditore do të jetë 0 gradë.

Do të ketë reshje lokale të shiut dhe borës të dielën në fund të ditës, veçanërisht në pjesët veriore.

Nga e hëna moti do të jetë stabil dhe i thatë dhe nga e marta temperaturat ditore në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero.