Rey Manaj kërkohet nga Crotone e Pescara në Itali. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, autor i tre golave në tetë ndeshje këtë sezon me Barcelonën B, ka luajtur edhe më parë me “Delfinët”, në sezonin 2016/17, duke shënuar edhe dy gola në Serie A para se të kalonte te Pisa.

Gjithsesi Pescara nuk do ta ketë të lehtë ta marrë Manajn nga katalanasit. “Il Messaggero” shkruan se Barcelona, që për sulmuesin ka paguar 700 mijë euro tek Albacete, nuk pranon që ta huazojë.

Pescara duhet të paguajë për kartonin e lushnjarit, çka e vështirëson transferimin e tij në Serie B ku do bashkohej sërish me Ledian Memushajn.