Taxhudin Hamidi -Tetovë

Në fakt,suporti i gjatëpritur i pa diskutueshë.

Ne kemi nevojë sigurisht për çdo ndihmë finansiare nga forma të ndryshme, por për ndihma që do të ndihmojnë zhvillimin dhe rritjen e identitetit tonë dhe asesi investime të cilat do të na shndërojnë në hulumtime shkencore të gjyqësorit apo të na garantohet pezullimi apo burgu.

Aksionet dhe iniciativat të mbulohen dhe përcjellen me dokumentacione valide kjo është padyshim detyrë e çdo organizate dhe shteti sipas konventave nderkombëtare.

Këto masa vetëm se çojnë gjendjen tonë politike drejtë vdekjes së normalitetit dhe stabilitetit.

Na mungon guximi për të duruar kritikat e të tjerve dhe durimi për të dëgjuar ankesat e qytetarve.

Nevojat e besimatrëve e cila perbën 97 % të popullatës, me përvojën e gjatë që zotëron në këta treva dhe hapsira, sigurisht se është në gjendje afirmative dhe favorizuese të ndihmoj çështjen e ndërlikuar të popullit tonë, i cili në shekullin 21 nuk është në gjendje të çlirohet nga sistemi tatimor i “monizmit” dhe eksploatimi fiskal veçanërisht të diasporës dinamike dhe aktive apo emigracionit ekonomik.

Përderisa shtresat “masovike” – klasa e mesme dhe e “varfër” në BE mbajnë mesatarisht 30 % barrën tatimore nga tatimi në konsum, në RMV kryesisht të varfërit dhe shtresa e mesme mbajnë barrën tatimore me tatimin në konsum prej 60 %.

Përderisa BE-ja ( edhe pse akoma larg SHBA-së) tatimon të pasurit dhe ata që krijojnë të ardhura , me mesatarisht 35 % , Maqedonia i kursen të pasurit pasiqë ata paguajnë mesatarisht 14.5 % . (Valuta,revist ekonomike, f.15.nr.1, 04.2007,tetovë.)

Kjo është klauzula pse në mënyrë permanente thirremi në ngritjen e themelimit të agregatit të vakëfit në vendet ballkanike, drejt një institucioni të Federatës së Vakëfit.

Sepse dokumentet e Vakufnameve janë ratifikuar nga shtresat e pasura për nevojën e shtresave masovike.

Sepse populli jonë është mësuar që iniciativave të bamirësisë (Vakëfi) t’u dhurojë një liri në trevat e Ballkanit, dhe vazhdimisht të mbulojë harxhimet e varrimit, mësim besimit, realizimi i bindjeve fetare dhe festave të tyre të gjitha këta qëndrojnë mbi supet dhe mbi llogarine e besimtarëve islam shqipatrë duke kursyer buxhetin e shtetit.
Nga ana tjetër veprimatria e tyre nuk publikohet me noramat e barazisë dhe të krijimit të një pozicioni juridik kolokativ.

Me abuzimin e sistemit të agregatit të vakëfit që nga viti 1939 dhe çështja politike e pas luftrave seriale të republikave të ish jugosllavisë , gjoja se po tenton të ndihmojë elmentin religjioz ai e npërkëmbi me procedurat e ndërthurura dhe të pa zgjidhura .

Edhe ajo ekonomike e mbetur filloi të shembet dhe të bastardohet në forma më ekstreme të mundëshme sepse, nuk u arritë të ndërtohet një trup komplementar i shtrirë në mbrendi të opinionit (xhematit),ku mungonte një establishment i disionit administrative, por në formë drastike i ndarë nga çdo pyetje, konsultimi,investigimi, këshille dhe vendim i përbashkët i popullit apo popujve .

Në fakt, gjallërimi i vakëfit ishte dhe mbeten mushkëritë e popullit nga gypi kryesorë që mundësonë veprimatria e popullit musliman të merrë frymë pavarsisht krizave ekonomike dhe planeve të imperializmit.

Nga të dhënat gojore të popullit, kurë është pyetur një ortodoks nga Manastiri në tregun e gjelbërt se kurë ishte më mirë atëherë (gjatë kohës së shpërthimit të themelimit të vakëfit në çdo pëllëmbë) apo tani, është përgjigjur atëherë në treg kishte gjithçka !

Agregati i vakëfit gjithnjë po na ofronë zgjidhje, sepse jeta është e pa kuptuar me koruptime dhe dezertim total të të mirave të mirnjohura të agregatiti të vakëfit.

Vakëfi më së miri shpalos shpirtin dhe jetën e poullit dhe aspiratat e tyre humane, njerzore me tipare dhe dimenzione stabiliteti, sigurie dhe paqeje.

Të bëjmë gjithçka që atijë t’ia kthejmë rolin e tijë në shoqëri dhe të respektohet nga institucionet shtetrore, gjë që e bën të vetëdijshëm brezin e ri dhe të ardhshëm për rolin e saj në vendbanimet me nevoja të ndryshme.

Vullneti i popullit pa hezituar proklamon, nuk do të lejojmë që vlerat e vakëfit t’i lëmë jashtë kolektivitetit dhe rrethanave globale.

Miliona krishter që e kuptuan madhështinë, fisnikërinë dhe bekimin e fesë islame në suaza të botëkuptimit të sistemit të institucionit të mirqenjes njerzore (vakëfit ) pranuan fenë islame dhe iu nënshtruan jetës nën ombrellën e ngjyrave dhe kolorit të vakëfit i cili jetonte për stabilitetin ekonomik,paqen dhe për zhdukjen e varfërisë tek shtresat e prekura nga tranzicioni i periudhave të ndryshme gjatë historisë së njerëzimit si dhe konsolidimi i reflektimit të bamirësisë për nevojat e administratës së organeve të BFI në tërë vendin.

Konstatimi i jonë qëndron thellë duke u prononcuar se: përderisa ne si popull besimtarë musliman qëndrojmë largët dhe nuk pengojmë ata që kontaminojnë sistemin respiratorë të vakëfit, besoni se ne gjithnjë do të vazhdojmë të mjekojmë plagët e popullit tonë me mjete palijative dhe kështu vetëm se kemi shtuar plagët edhe më shumë në mbrendinë e popullit tonë të pafajshëm.

Por ne duhet të kuptojmë fenë dhe popullin tonë i cili nuk mundet të jetojë dhe të zhvillohet në mungesë të bamirsisë, mirqenjes dhe establishmentit administrative të divizionit të vakëfit … sepse përmes agregaiti të vëkëfit mundësohet të komunikojnë të gjitha strukturat shoqërore, sidomos me ata të varfura dhe religjioze.

Haxhi i cili na kujtonë themelet e Qabes dhe ndërtimin e tijë nga vetë duart e Pejgamberëve nga Ademi, Ibrahimi e deri tek Muhamedi Alejhiselam.

Në përshkrimin e themeleve të Qabes, vlenë të theksojmë se themelet e Qabes kanë rezistuar edhe përkundër kalimit të afër 5 000 (pesë mijë) vjetëve në rrjedha të historisë dhe u ka bërë ballë të gjitha faktorëve të erozionit edhe rrëkajëve të rrëmbyeshëm që e kanë kapluar atë shumë here gjatë periudhave historike. (dr. M. Iljas Abdulgani,Meka në rrjedhën e historisë,f.47. 2010 Tetovë.)

Duhet potencuar se sistemi i vakëfit është derivat i themeleve të Qabes.

“ …edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili duke i ngritur themelet e shtëpisë .”

( Kur’an fisnik, S. Bekare,127.)

Që do të thotë se nga pikqëndrimi i agregatit të vakëfit u realizua Mi’raxhi ndërsa nga miraxhi u shfaq obligimi definitive për ndërtimin e xhamiave , pa të cilin zbatimi e urdhërit të namazit kolektiv si shtylla kryesore e ndertimit të shoqërisë islamie, me të cilën ajo gjeti formimin e saj .

Andaj padishim se populli jonë nuk do të ngritet nëse nuk fillon ngritjen e tijë që nga vakëfi që ai posedon !

Agregati i vakëfit është një institucion që pa dallim rrethanat aktuale ai bën institucionalizimin e pjestarëve të tij dhe më gjerë.

Në rethana të ndryshme politike ai është konzistent në ruajtjen e identitetit njerzorë me shpresë se çdo e keqe dhe anomali ka fundin e saj.

Padyshim se feja islame për bazë ka ujin dhe truallin e pastërt.

Pa këta dy shtylla nuk mundet të parafytyrohet feja islame, abdesti dhe sexhdja, e cila kërkonë truallin që ka dhuruar apo ka poseduar populli i vet shqipatrë musliman.

Kërkesa e fesë, sot është në kërkim në të gjitha sferat e jetës politike ,ekonomike dhe arsimore , sociale etj.!

Për arsye se mendimi i ndërtuar në strukturat homocentrike në vazhdimësi krijoi konflikte të jashtëzakonshme në historinë e njrëzimit dhe nuk arriti të integrojë dhe socializoj çështjen e jetës moderne ekstravagante.

Përjashtimi në mendimet religjioze apo fetare u vendos në margjinat e jetës politike dhe sociale që të ruhet supstrati i paradigmës së shtetit të Platonit .

Platoni (vdekur më 399 para e.s.) fliste për të mirën më të largët, në një kohë që në “ republikën e tij”, ai kishte asgjësuar familjen dhe mendonte të vriste të sëmurët e të pafuqishmit.

Edhe Aristoteli (vdekur më 322 par e.s.) parashtroi at që e quajti “ të mesmen morale”, por sa e paqartë është kjo e mesme morale dhe sa vështirë është të arrihet deri te ajo !

A ka të mesme ndërmjet të vërtetës dhe gënjeshtrës.

(Dr.Muhamed Rebi M.Xhevheri,Morali Ynë,f.27,Tetovë 2006).

Shpresojmë të gjendet rruga nga kalojnë njerëzit dhe popujt të mos blokohet dhe devijohet.

Agregati i vakëfit në supstratin e filozofisë së saj gjatë gjithë histotisë ka pasur për synim mbrojtjen dhe suportin e familjeve të varfura dhe të sëmura si dhe gjithnjë i shfaqur si një kallkan kundër moralit të mesëm apo të brishtë!