Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (21.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 157 shkelje dhe atë: 10 shkelje për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 16 për përdorim të telefonit, 4 për vozitje në gjendje të dehur.

Janë regjistruar edhe 11 shkelje për tejkalim të shpejtësisë, 5 të tjera për kalim në të kuqe në semafor, 41 gjoba për parkim të parregullt. Ndërkohë që janë gjobiture dhe 31 këmbësorë, të cilët gjithashtu kanë shkelur rregullat e trafikut.