Ratkoceri e pyet publikisht Fatime Fetain: Cili ishte motivi i vrasjes së pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës

Arben Ratkoceri
MOTIVI, zonja prokurore Fatime Fetai, Motivi. Cili ishte motivi i vrasje së pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës, këtë përgjigje të faktuar e priste nga ju, opinioni në Maqedoni , deri sa konstatuat se të akuzuarit e këtij rasti janë vrasësit. Pse i vranë ?
Nuk besoj të ketë ndonjë rast në botë, që një grup i organizuar të ekzekuton pesë fëmijë pa Motiv.
Raste me individ të çmendur që vrasin kot, mund të ketë por grup vrasësish të fëmijëve pa motiv JO. Pa e argumentuar motivin, me të drejt opinioni shqiptar është dyshues në këtë proces, zonja prokurore Fetai, sidomos kur përvoja e shqiptarëve me fakte të montuara e sajuar në Maqedoni e di që është një standart e skemë e specializuar që nga viti 45 e deri më sot.