Kritiku më i madh i Presidentit rus, Alexander Navalniy publikoi një video në YouTube, ku pretendonte se Putin ka ndërtuar një pallat tërësisht për vete në Detin e Zi.

Sipas tij, pallati kishte kushtuar rreth 1.4 miliardë dollarë. Video në një kohë të shkurtër arriti 86 milionë klikime dhe është një ndër më të shikuarat në rrjetet sociale.

Presidenti rus Vladimir Putin përmes një videokonference sot i është përgjigjur pretendimeve të opozitarit Aleksey Navalniy, se ai kishte ndërtuar një pallat në bregun e Detit të Zi.

Putin tha se këto akuza janë të ekzagjeruara dhe se asnjë nga pronat nuk është e tij apo e ndonjërit prej miqve të tij.

Sipas tij këto pretendime janë në skenë prej 10 vitesh dhe se po përdoren për të ndikuar te qytetarët.