Ejup Berisha

Fatë e paske ba helaq dje në seancën e fjalëve përfundimtare lidhur me rastin famkeq Monstra. Të parët tanë e përdornin këtë shprehjen e mësipërme helaq si zëvendësim për fjalën E paske dh krejt duke i rimarrë në qafë të marrurit në qafë vite më parë të akuzuarit e Rastit famkeq Monstra .

Fjalët e tua të rënda dhe të ashpra me shumë mllef më ngjanin në ato që i kemi dëgjuar nga eksponent të ish rexhimit të cilët me të njëjtat fjalë dhe me të njëjtin mllef dhe me pokëto akuza i ngarkonin me faj atëher të dyshuarit tani të dënuarit me burgim të përjetshëm për rastin në fjalë. Pse Fatë dëshironi me çdo kusht ti rimerrni në qafë njerëzit që janë marrë në qafë disa vite më parë në një proces jo të besueshëm dhe tendencioz gjyqsor. Nëse nuk e kanë kryer veprën të dënuarit dje pala mbrojtëse është dashur të dëgjohej më shumë se ti si palë e akuzës në gjykatore.

Fjalë më shpesh e përdorur në seancën e djeshme gjyqsore për rastin Monstra është dashur të ishte Të lirohen të akuzuarit të dënuar padrejtësisht për rastin në fjalë. Fato do të pyes diçka athua nuk ke aspak ndërgjegje e njerëzi dhe a nuk të dhimbsen familjarët e të dënuarve për rastin e vrasjes së pesfisht në Smilkovë.

Jamë i befasuar me paraqitjen tënde kjo është heqje dorë e skajshme nga deklarimet e disa viteve më parë jo vetëm nga ana yte por edhe nga ana e atyre që në emër të deklaratave për rikthim të drejtësisë lirisë dhe barazisë për rastet e montuara ndaj shqiptarëve të njejtat raste të njëjtët i keqpërdorën për të ardhur në pushtet.

Nuk di çfar të themë më jamë i trullosur dhe i befasuar për të keq Zoti i mëshiroftë të dënuarit për rastin në fjalë, familjarët e tyre si dhe shqiptarët në përgjithsi sepse definitivisht këtu në RMV nuk ka më drejtësi për shqiptarët.