Mbrëmë në Prizren është arrestuar një person i gjinisë mashkullore pasi raportohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjareve te tij.

Policia bën të ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili rekomandoi që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje.