Shfaqja publike e vështirësive financiare të reperit amerikan Kanye West i solli atij një ofertë të papritur nga trashëgimtari i mbretit Saudit, Princi Mohammed.

Oferta është: 10 milion dollarë për një mundësi për të kaluar një mbrëmje me gruan e tij, yllin Kim Kardashian.

Kanye krijoi “kaos” në botë në shkurt, duke njoftuar në Twitter se ka 53 milion dollarë borxh personal.
Artisti i vetëshpallur më i madh i të gjitha kohërave kërkoi ndihmë edhe nga Mark Zuckerberg, nga i cili kërkoi një miliard dollarë për të vazhduar punën e tij në art.

Askush nga miliarderët nuk iu përgjigj lutjeve të tij, por policia e Filadelfias i ofroi atij një punë si oficer policie.

Sidoqoftë, Princi Salman ofroi ndihmë. Ai bëri një ofertë të diskutueshme gjatë një konference për shtyp për të ndihmuar Kanye e dëshpëruar.

Princi i fuqishëm, i cili ka një pasuri të madhe, është gati të paguajë reperin 10 milion dollarë për një natë me gruan e tij.

“Nuk më intereson aspak muzika apo veshjet e tij, por gruaja e tij është një aset i paçmuar. Unë do t’i paguaja 10 milion dollarë ose më shumë vetëm për të kaluar një mbrëmje me të”, tha princi, duke befasuar botën.

As Kanye dhe Kim nuk kanë reaguar ende për një ofertë të tillë, e cila tashmë ka provokuar një stuhi reagimi publik.

Global