Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në periudhën (26.01.2021/27.01.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 53 persona (TE-28 GV-35), janë përgaditur urdhëra pagese për kundërvajtje, në përputhje me Nenin 6 të Dekretit përkatës të Qeverisë.

Në këtë periudhë, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, në
rajonin Tetovë-Gostivar për 43 persona (TE) dhe 2 (GV) janë përgatitur vendime të reja për izolim dhe janë kryer kontrolle ndaj 335 persona (TE-206 dhe GV -129) me vendime të tilla dhe nuk është konstatuar asnjë mosrespektim i vendimeve.