Menaxheri i Ligue 1, e ka mirëpritur kthimin e brazilianit po ka thënë se nuk ka shqetësim për ndonjë lëndim të Kylian Mbappe

Neymar do të rikthehet këtë javë për Paris Saint-Germain në ndeshjen që ata e zhvillojnë kundër rivaleve Marseille në superkupen e Francës që njihet me emrin, “Trophee des Champions”.

PSG do të shikojë për ta fituar këtë trofe për herë të tetë me radhë derisa pritet që ata të rreshtohen me formacion të njëjtë kundër Marseille si kundër Lensit të mërkurën.

Trajneri i ri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka konfirmuar që Neymar do të luajë në këtë garë pas pesë ndeshjeve mungesë nga lëndimi i gjurit”.

“Neymar është gati – ai do të jetë me grupin”, tha Pochettino për sulmuesin e Brazilit, i cili është jashtë që nga humbja kundër Lyon para një muaji në Ligue 1. “Ne do të vendosim të mërkurën a do të startojë ai”.

Ka pasur shqetësime se edhe Kylian Mbappe është i lënduar derisa ai luajti 90 minuta në fitoren 3-0 në Ligue 1 kundër Brest të shtunën, por Pochettino është optimist se fituesi i Botërorit është fizikisht mirë dshe ai ndihet i rëndësishëm pasi që mund ta fitojë trofenë e parë si trajner me kampionët e Francës.

“Kylian është fizikisht mirë”, tha Pochettino kur u pyet nëse Mbappe do të startojë për herë të tretë në tetë ditë. “Ne po shqyrtojmë opsione të ndryshme për formacionin të mërkurën. Ne do të shikojmë se cila skuadër do të jetë më e mira për këtë ndeshje. Ne kemi nevojë për t’u paraqitur në nivel të lart për të fituar kundër Marseille”.