Një 22 vjeçar është plagosur me thikë këtë të mërkurë në Dibër si pasojë e një konflikti mes të rinjve.

Policia e Peshkopisë bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Treg”, Peshkopi, po ndodhte një konflikt fizik mes disa të rinjve, ku falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, kapja dhe arrestimi E. S., 26 vjeç.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se ka filluar procedimi penal dhe për 5 shtetas të tjerë të cilët ishin të përfshirë në konflikt.

Njoftimi i plotë

U konfliktuan për motive të dobëta, njëri prej tyre plagosi me mjet prerës një 22-vjeçar, ndërhyrja e policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.

Vihet në pranga autori i plagosjes, si dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen “Treg”, Peshkopi, po ndodhte një konflikt fizik mes disa të rinjve, ku falë ndërhyrjes së menjëherëshme të shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, kapja dhe arrestimi i shtetasit :

E.S, 26 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin T. T., 22 vjeç, banues në Peshkopi, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes, ka rezultuar se janë përfshirë në konflikt për të cilët ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, “Moskallëzim krimi”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, për shtetasit : Xh. C., 25 vjeç, M. A., 23 vjeç, Xh. A., 26 vjeç, B. S., 23 vjeç, Xh. L., 15 vjeç, banues në Dibër.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.