Ditë e natë ushtarët amerikan po e ruajnë Kongresin nga Donald Trumpi dhe përkrahësit e tij.

Por, është zëvendësi i presidentit në largim, Mike Pence, që ka mirëkuptim dhe përkrahje për këta ushtarë që po shërbejnë në sigurinë e shtëpisë së demokracisë amerikane.

E këtë ndjesi karshi tyre, Mike Pence e shprehu me një vizitë befasuese.

Numri dy i Shtëpisë së Bardh nuk u pa këtu që nga dita e sulmeve të 6 janarit edhe pse u ftua nga demokratët që ta përdor pozitën e tij për ta rrëzuar nga detyra presidentin në largim.

Këtë nuk e pranoi por ai thotë se më përkushtim po kujdeset që dita e inaugurimit të zgjedhurit president, Joe Biden të shkoj mirë.

Për këtë ai zhvilloi një takim edhe me krerët e FBI.

Aty drejtori i agjencisë federale, Chris Wray tha se informatat në terren mbeten ende shqetësuese pasi potenciali i dhunës së armatosur më 20 janar në Uashington dhe kryeqytetet e shteteve përreth është i madh.