Ligji i ri për letërnjoftime dhe dokumente të udhëtimit, sipas deklaratave të fundit të Kryeministrit Zaev, nuk do të përfshijë grafën etnike.

Arsyetimi i tij na qenka krejtësisht teknik dhe se do të duhet të presim për “tender” për operator të ri të dokumenteve biometrike!

Prej kur e drejta për të përcaktuar etninë duhet të kaloj në “Tender”?

Ku mbeti marrëveshja dhe premtimi juaj i përbashkët në fushatën zgjedhore të koalicionit “МОЖЕМЕ” ndaj shqiptarëve, apo ky ishte mashtrimi i dyfishtë i rradhës nga LSDM-BESA?

Deri kur çdo e drejtë e shqiptarëve do të duhet të kaloj nëpër tenderët tuaj, me qëllim përfitimin financiar?

Sa i përket partnerit tuaj të koalicionit, Lëvizja Besa, pyesim ata se cila është arsyeja e qëndrimit të mëtutjeshëm në Qeveri, kur i vetmi zotim dhe arsyetim i tyre për koalicionim nën ombrellën “МОЖЕМЕ”, ka qenë futja e grafës së etnisë në dokumentet personale.

Prandaj, si Aleancë për Shqiptarët kërkojmë përgjegjësi dhe llogaridhënie për çdo dështim dhe mashtrim tuajin para qytetarëve.