Papa Françesku inkurajoi sot presidentin e ri amerikan, Joe Biden të favorizojë pajtimin dhe paqen në SHBA dhe mes popujve, në një mesazh të shkruar në anglisht.

Papa argjentinas i ka dërguar urimet e tij të përzemërta dhe sigurinë e lutjeve të tij për , presidentin e dytë katolik në historinë e SHBA-së pas John F. Kennedy, duke shpresuar se ai do të drejtohet në përpjekjet e tij për të promovuar pajtimin dhe paqen në SHBA dhe mes kombeve të botës, në mënyrë që të përparohet në të mirën e përgjithshme universale.

“Nën drejtimin tuaj, populli amerikan mund të vazhdojë të marrë forcë nga vlerat fisnike politike, etike dhe fetare të cilat kanë frymëzuar kombin që nga themelimi i tij” shkroi gjithashtu Papa

“Në një kohë kur krizat serioze me të cilat përballet familja jonë njerëzore kërkojnë përgjigje largpamëse dhe të bashkuara, unë lutem që vendimet tuaja të drejtohen nga shqetësimi për ndërtimin e një shoqërie të shënuar nga drejtësia dhe liria e mirëfilltë, si dhe një respekt i palëkundur për të drejtat dhe dinjitetin e çdo personi, veçanërisht të varfërve, të pambrojturve dhe atyre pa zë”, shtoi ai.