Godiva ka njoftuar se ka në plan mbylljen e 128 dyqaneve në SHBA. Kompania belge thotë se pandemia e Covid-19 ka çuar në një rënie drastike të shitjeve të përgjithshme por është vërejtur rritje në shitjet online.

Raportet lokale treguan se shumë nga dyqanet e Godivas do të qëndrojnë të hapura deri në ditën e Shën Valentinit. “Sigurisht, ku vendim ishte i vështirë për shkak të kujdesit që kemi ndaj adhuruesve të çokollatave tona”, tha CEO i kompanisë Nurtac Afridi.

Ky vendim vjem më pak se dy vite pasi Godiva njoftoi hapjen e 2 mijë kafeneve në të gjithë botën. Kafenetë ofrojnë një menur të zgjeruar përtej çokollatës, duke përfshirë produkte të pjekura, sanduiçe dhe kafe.Në atë kohë, Godiva planifikoi të hapë rreth një të tretën e kafeneve në SHBA. Dyqanet me pakicë të Godiva në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Kinë më të madhe do të vazhdojnë nuk do të preken nga mbyllja.