Koalicioni Aleanca për Shqiptarët- Alternativa kanë prezantuar sot platformën “Shtetësia”.

Bashkim Bakiu nga qendra analitike e këasj partie theksoi se koalicion është duke përgatitur një propozim-ligj për të ndryshuar ligjin aktual të shtetësisë, pasi sipas tij ligji aktual ka lënë shumë qytetarë pa nënshtetësi.

“Ne do të marrim një proces gjithëpërfshirës për të identifikuar personat pa shtetësi në Maqedoninë e Veriut përmes platformës shtetësi.mk. Përmes kësaj platforme ne duam të sensibilizojmë gjithë publikun dhe të mobilizojmë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që një herë e përgjithmonë të zgjidhet problemi i pa-shtetësisë. Synimi i kësaj platforme është grumbullimi i informacioneve nga qytetarët që ballafaqohen me problemin e pa-shtetësisë”, ka deklaruar Bakiu nga qendra analitike e kësaj partie, përcjell zyrtare.

Nga ana tjetër kreu i ASH-së, Ziadin Sela theksoi se ideja e ligjit është për të qenë shteti i drejtë karshi qytetarëve. Është e padrejt sipas Selës që mbi 2 mijë kërkesa të shqiptarave për shtetësi vazhdojnë të mbeten pezull.

“Ideja e ligjit për të qenë të drejtë, është për tu ndjer i pranuar nga insitucionet konform asaj që thuhet për çdo ditë. Ideja është që insitucionet e shteti që paguehn nga tatimet e qytetarëve të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo të kemi ministrinë e punëve të brndshme e cila flitet se mban mbi 2 mijë kërkesa për shtetësi dhe të gjitha të një bashkësie etnike”, theksoi kryetar i ASH-së, Ziadin Sela.