Vendi po zhytet në korrupsion falë krimeve të kryera nga kjo Qeveri. Politikanët në pushtet pasurohen ndërsa qytetarët jetojnë në varfëri – këto janë disa nga reagimet e partive opozitare pas publikimit të raportit të “Transparency International” në të cilin Maqedonia renditet në vendin e 111 në Renditjen e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit.

Për katër vjet, pushteti në mënyrë mafioze e ka kthyer Maqedoninë në vatër të korrupsionit dhe krimit. Maqedonia zhytet në korrupsion, ky është rezultat i katër viteve të pushtetit absolut, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, në gjyqësor dhe prokurori, të cilat janë në prehrin e pushtetit – tha Vlado Misajlovski- VMRO-DPMNE.

Për LSDM-në, lufta kundër korrupsionit fillon tani me spastrimin e gjyqësorit dhe raporti tregon se ka ende gjurmë të sundimit të korruptuar nga pushteti i mëparshëm.

Ne të gjithë jemi dëshmitarë që për 11 vjet korrupsioni ka depërtuar në çdo pore të shoqërisë sonë. Qytetarët presin luftë të fortë kundër korrupsionit, por gjithashtu presin epiloge gjyqësore, por ne dhe qytetarët kemi parë që jemi dëshmitarë të instalimeve të regjimit në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë – u shpreh Kostadin Kostadinov- LSDM.

Sipas, Transparency International është thelbësore të çrrënjoset plotësisht ndikimi politik në proceset e punësimit, të profesionalizohet administrata, të sigurohet transparenca e institucioneve dhe të zvogëlohet korrupsioni në gjyqësor.