Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perendimore do të kërkojë nga Qeveria që në pakon e pestë të masave ekonomike, ndihma financiare për pagat e punëtorëve të paguhet drejtpërdrejt në llogarinë e punëtorëve, në mënyrë që të mos ketë keqpërdorim të parave nga punëdhënësit. Sipas OEMVP-së, që ekonomia të kthehet në trajektoren e normalitetit, Qeveria duhet të fokusohet, para së gjithash, në vaksInimin anti-covid, por edhe në realizimin e shpenzimeve kapitale të paktën 85%.

Viti 2020 përmbyllet me recesion prej minus 4%, që paraqet rënien më të madhe ekonomike që nga pavarësia e vendit – tha Kryetari I OEMVP-së, Nebi Hoxha, duke shtuar se mbi 4.000 kompani janë shuar në gjashtë muajt e parë, kurse jnë humbur rreth 40.000 vende pune. Nga ana tjetër, Hoxha përmendi edhe kualitetin e zvogëluar të jetesës për shkak të rritjes së shportës konsumuese që ka arritur në 550 euro. Edhe pse ekonomia u godit në tërësi nga kriza e pandemisë, Turizmi dhe Hoteleria ishin sektorët që u goditën më së shumti. OEMVP-ja I bën thirrje Qeverisë që të sigurojë protokollet për punë, me qëllim që këto kompani të mund ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre, ngase ky sektor punëson mbi 30.000 persona në vend.

NEBI HOXHA – KRYETAR I OEMVP-së

Të bëhet hapja e sektorëve të mbyllur pjesërisht (Turizmi dhe Hoteleria) dhe sjelljen e protokolleve në përputhje me rekomandimet shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë; Vazhdim i masës për subvencionim të pagave në vlerë prej 14.500 denarë së paku deri në muajin Mars 2021, si masa më e përshtatshme për ruajtje të vendeve të punës; Rritje e fondit të Bankës Zhvillimore të RMV-së, për kreditë me norma të ulëta të interesit;

Hoxha njoftoi se kërkesat e bizneseve do të parashtrohen në takimet me Zv Kryeministrin për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi dhe përfaqsuesit tjerë qeveritarë i cili pritet të mbahet së shpejti për të diskutuar rreth pakos së pestë të masave ekonomike. Ai shprehet pesimist se pakoja së bashku me rregulloret e nevojshme do të arrijnë në kohë për të siguruar ndihmën financiare për pagesën e pagës së Janarit.

NEBI HOXHA – KRYETAR I OEMVP-së

Por ne do t’i kërkojmë qeverisë të gjejë një mënyrë për të siguruar ndihmë për pagat për muajn janar, sepse ky muaj i dimrit zakonisht është i vështirë për kompanitë

Nga OEMVP thonë se Qeveria në periudhën e ardhshme duhet ta përqëndrohet në:

-Fillimin e procesit të vaksinimit kundër Kovid 19, me qëllim që hapja e ekonomisë të ndodhë sa më parë për të qenë në një hap me vendet e rajonit dhe më gjërë,

-Realizim i investimeve kapitale në normë prej minimum 85%; në mënyrë që të stimulohet aktiviteti ekonomik, duke përfshi aktivitetet përcjellëse;

-Themelimi i një fondi të veçantë për Kompanitë e sektorëve më të goditur siç janë, Industria Prodhuese, Ndërtimtaria, Tregtia me shumicë etj;

-Ulja e Tarifave doganore si masë për përkrahje të përgjithshme të ekonomisë; të largohen barierat jotarifore të cilat pengojnë këmbimin tregtar të mallrave dhe shërbimeve me shtetet fqinje;

-Nxitje të eksportit, nëpërmjet përkrahjes së prodhuesve të orientuar në eksport, si dhe të bën promovimin e tyre nëpërmjet misioneve diplomatike të cilat do të promovojnë prodhimtarinë e vendit;

-Qasje e targetuar e përkrahjes qeveritare ndaj kompanive vendore;

-Transparencë në harxhimin e mjeteve buxhetore për trajtimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Global