Atletico Madrid e ka mposhtur sot në Wanda Metropolitano, Sevillën me rezultat 2-0. Correa dhe Saul shënuan për Atleticon derisa pas 16 xhirove, me dy ndeshje më pak të zhvilluara tanimë skuadra e Diego Simeones ka 41 pikë, katër më shumë se Real Madrid në pozitën e dytë

Atletico Madrid e ka përforcuar sonte kreun e tabelës duke e mundur me rezultat 2-0 skuadrën e Sevillës.

Qysh në fillim të kësaj ndeshje, skuadra e Diego Simeones u tregua më e mirë dhe kishte posedimin dhe krijimin e shanseve të saj.

Kështu goli i parë u shënua në minutën e 17-të me anë të Correas derisa asistues ishte Trippier.

Në pjesën e dytë ishte prapë Atletico që e menaxhonte shumë mirë ndeshjen derisa arrinte ta bllokonte Sevillën për të depërtuar në thellësi të zonës së tyre.

Kështu goli i dytë erdhi në minutën e 76-të ku do të shënonte Saul Niguez me asistimin e Llorentes.

Kjo fitore e përforcon pozitën e parë të Atleticos në La Liga me 41 pikë, katër më shumë se Real Madrid në pozitën e dytë.

Por, Atletico ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe në rast se fiton të dyja këto ndeshje do të këtë 11 pikë më shumë se Real Madrid.