Një adoleshent në Indianapolis është arrestuar të hënën, me dyshimin se ka vrarë gjashtë anëtarët e familjes së tij.

I riu kishte tentuar të largohet nga shtëpia pa leje, por ishte ndaluar nga babai, të cilin i riu e qëlloi së bashku me katër anëtarët e tjerë të familjes.

Policia ka identifikuar viktimat, në mesin e të cilëve ishte çifti bashkëshortor Cazy, 42-vjeçe dhe Raymond, 42, djali Ilaige, 18, vajza Rita, 13, Stone, 11 dhe e dashura Ciara Childs, 19, si dhe djali i saj i porsalindur.

I riu është arrestuar të hënën pasi policia e gjeti në periferi të Painfield në shtetin e Indianapolis.

Vëllai i vogël i Ilaige i ka mbijetuar të shtënave dhe raportoi menjëherë rastin në polici, duke thënë se vëllai i tij nga nervat që nuk e kanë lejuar të dalë jashtë ka vrarë tërë familjen. Fillimisht kishte qëlluar babanë, e më pas edhe tjerët.