Ndërmarrja Qarkulluese Publike-Shkup njofton se nuk ka të lënduar nga aksidenti zinxhirë që ka ndodhur pasditen e sotme mes një autobusi dhe dy makinave afër Fakultetit të Pylltarisë në Shkup, njofton Alsat. Sipas raportimit në NQP “Shkup”, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, kur një nga makinat ka goditur autobusin e linjës 50. NQP Shkup njofton se MPB po punon për zbardhjen e plotë të rastit. Ndryshe, që nga janari deri në qershor të vitit 2019, NQP Shkup ka regjistruar 73 aksidente në trafik, prej të cilave 50 me faj të makinave tjera.