Norvegjia do të mbyllë kufijtë e saj për të gjithë vizitorët pa rëndësi urgjente, tha kryeministrja Erna Solberg gjatë prezantimit të disa prej kufizimeve më të rrepta të udhëtimit në Evropë.

– Advertisment –

“Në praktikë, kufijtë do të jenë të mbyllur për këdo që nuk jeton në Norvegji. Mutacioni i virusit është përhapur ndjeshëm në shumë vende, por jo si në Norvegji, Danimarkë dhe në Mbretërinë e Bashkuar”, pohoi Solberg.

Norvegjia, një vend që nuk bën pjesë në Bashkimin Evropian, tashmë ka vendosur karantinë në rajonin e kryeqytetit të Oslos, pas përhapjes së variantit të ri të virusit korona, që është më infektues e që për herë të parë u identifikua në Britani. Të gjitha dyqanet jo thelbësore në Oslo janë mbyllur për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Ndryshe, Norvegjia ka një nga nivelet më të ulëta të infeksionit me virusin korona në Evropë deri më tani.