Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve në Kosovë janë regjistruar 311 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK bën me dije se gjatë kësaj periudhe kohore janë shënuar 10 të vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Në mesin e viktimave është edhe një 29 vjeçar nga Lipjani.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç)’.