Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 25 janar 2021, do të filloi lejimin e vikendeve për të dënuarit.

Si masë lehtësuese do të vazhdohet lejimi i vikendeve për të dënuarit, të cilët i plotësojnë kushtet, njofton Klan Kosova

“Në pushim jashtë institucionit, në të njëjtën kohë, fillimisht do të lejohet një numër i kufizuar i të dënuarve. Pas kthimit nga pushimi, të gjithë të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës se karantinimit në periudhë kohore prej së paku 7 ditësh” thuhet në kumtesën e SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.