Ka ndërruar jetë pas betejës me një sëmundje të rëndë ish-futbollisti xhamajkan Luton Shelton.

Ai ishte diagnostikuar disa vite më parë me sëmundjen “ALS”, e cila i mori edhe jetën. Shelton në të kaluarën e tij ka luajtur në kampionate të rëndësishme si ai turk, suedez apo edhe norvegjez, teksa arritjen më të madhe e kishte në sezonin 2007-2008, kur ishte pjesë e Sheffield United në Angli.

LEXO EDHE:Dzeko prish marrëdhëniet me Romën, Juventusi hidhet në sulm

Shelton ndërroi jetë në vendin e tij të lindjes në Xhamajka, duke u larguar kështu nga kjo jetë në një moshë shumë të re.