Ejup Berisha

Naser Ziberi me vota të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur Avokat i ri i Popullit. Unë personalisht Z Naser Ziberi tanimë Avokat i popullit i dëshiroj shumë suksese, plot fat dhe mbarësi në kryerjen e misionit të tij fisnik dhe të shenjtë që konsiston me mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve kur ato shkilen me ndonjë akt apo dhe vendim të institucioneve shtetërore dhe publike të cilat në bazë të Kushtetutës kanë autorizime publike .

Jo vetëm që besoj e shpresoj por jamë edhe thellë i bindur se me Naser Ziberin Avokat i popullit këtu në RMV do të fillon një epokë e re dhe më e ndritshme jo vetëm e mbrojtjes së rëndomtë të të drejtave të qytetarëve që shkilen si pasojë e veprimeve dhe akteve të institucioneve shtetërore, por gjithashtu jamë shumë i bindur se me Avokatin e ri të popullit nga ana e tij do të kemi një angazhim dhe përkushtim të sinqertë dhe të realtë edhe në parandalimin e shkeljeve të të drejtave të qytetarëve.

Konsideroj se Naser Ziberi është njeriu jo vetëm i duhur dhe i qëlluar në krye të institucionit të cilin do ta udhëheq porse ai do të jetë edhe faktor shumë i nevojshëm dhe i domosdoshëm në luftën kundër shkeljeve dhe abuzimit me të drejtat e qytetarëve.

Pra Naser Ziberi është personi i duhur në vend dhe në kohën e duhur i cili me intelegjencën njohuritë dhe përvojën që e ka-e përvoja thonë se është mësuesi më i mirë dhe më i madh i jetës- kështu që duke i pasur parasyshë performancat dhe cilësitë që i ka Z. Naser Ziberi shkelja e të drejtave të njeriut do të jetë një praktikë dhe realitet më pak prezent këtu te ne në RMV.

Tani e tutje konsideroj se qytetarët duhet të jenë më të qetë dhe më të sigurtë sepse në anën e tyre do ta kenë aletatin dhe mbrojtësin më të madh, më të përkushtuar dhe më besnik të të drejtave të tyre e ai është Naser Ziberi.