Shkruan Albion Alili

Kaluan shume vite nga rasti Mon*stra, me gjykime, ankesa, kërcënime, publikime e shumëçka tjetër. Gjatë kohës që kryeministri i tanishëm Zaev ishe në opozitë, thoshte se ka dëshmi (lexo përgjime) ku rasti Mon*stra është i montuar. Erdh një Prokurori Speciale, duke thënë se ky rast është i montuar, dhe se vra*sja në Smillkovcë nuk është akt ter*rorist. Duke qenë se gjatë të kaluarës kemi pasur raste të tilla të montuara ndaj shqiptarëve, edhe kjo ngel të jetë e tillë. Deri tani nuk është publikuar asnjë bazë që vr*asjen ta kenë kryer të aku*zuarit.

Dje, Fatime Fetai tha se duhet bur*gim të përjetshëm për të akuzuarit. Duke e ditur se kjo prokurori u formua nga partitë politike edhe duke pasur parasysh se prokuroret janë të zhytura në korrupsion, edhe fjala e Fetait nuk duhet të merret parasysh. Katica Janeva e zhytur në korrupsion, Lençe Risteska e dyshuar për korrupsion, tani ndryshimi i qëndrimit të Fetait, duke pasur parasysh të kaluarën politike të saj, ndoshta edhe kjo u tjetërsua, me çant Gucci, syza Prada e veshje firmato.

Sidoqoftë një prokurori e zhytur në vjedhje e keqpërdorime nuk mund të vërtetoj fajësinë e këtij rasti. Tani kur ky rast përsëri u soll në opinion, me fjalë kontraverse, tani secila parti do mundohet të përfitoj poena politik në krah të Monstrës. Secila parti do bëj thirrje dhe do kalkuloj mbi kurrizin e të akuzuarve.

Është mirë të protestosh, pasi protesta është mjet demokratik. Është mirë të ngrisësh zërin kundër padrejtësive që na bëhen. Por, kur thirrja për protestë vjen nga faqe apo persona të partive, atëherë asaj thirrje duhet të mos i përgjigjemi. Duhet protestë gjithëpopullore, pa ngjyrime partiake. Asnjë parti nuk guxon t’i përdorë rastet e montuara për përfitime politike, asnjë parti nuk duhet të fitoj në situata të tilla.

Më shumë se kurrë kemi nevojë për protestë ku proteston populli, jo ku liderët e partive radhiten në resht të parë. Kemi nevojë për politikan të aftë të na përfaqësojnë në kuvend, nuk kemi nevojë për selfie nga protesta.

E kaluara tregon se gjithçka që është organizuar në të kaluarën nga partitë politike drejtpërdrejt apo në mënyrë indirekte, ato protesta kanë dështuar, apo prej fillimit kanë qenë të destinuara për të dështuar.
Prandaj, domësdoshmërisht politika duhet t’i mbaj duart largë nga Monstra. Popullit ju montua, populli kundërvihet!