Puna e një mjeku është shumë e vështirë. Shumë mjekë kanë konstatuar gjëra të çuditshme te pacientë të ndryshëm.

Mjekët që punonin në Spitalin Guanji në Hezhou, Kinë nxorën 200 gurë, disa prej të cilëve kishin madhësinë e një veze, nga fshikëza e tëmthit dhe mëlçisë së një gruaje.

Chen, 45 vjeçe vuante prej 10 vitesh nga dhimbjet e barkut. Chen shkoi në spital duke treguar shqetësimin që kishte dhe zbuloi se kishte 200 gurë në mëlçi dhe fshikëzën e tëmthit si rezultat i ekzaminimeve.

Megjithëse mjekët thanë se ajo kishte nevojë për operacion, Chen ishte jashtëzakonisht e frikësuar për operacionin.

Kur dhimbja po bëhej e padurueshme, vendosi t’i nënshtrohet një operacioni dhe nga trupi i saj u nxorën gjithsej 200 gurë.