Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e ri të Prezencës së OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, për të cilin shprehet:

“Takim i frytshëm me Ambasadorin Vincenzo Del Monaco, Kryetarin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, të cilin e urova përzemërsisht në këtë detyrë dhe shpreha gjithë gatishmërinë time personale dhe institucionale për të çuar përpara projekte me interes të ndërsjellë”.

Ndërkohë, Ministrja Kushi cilëson se gjatë bashkëbisedimit është diskutuar gjerësisht rreth mundësive konkrete të bashkëpunimit në funksion të thellimit të mëtejshëm të iniciativave në fushën e arsimit, sportit dhe rinisë.

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/198896425259133/?d=n