Pasi dje në rajonin e Tetovës ka rënë disa centimetra borë dhe u bënë ngrica në rrugë, kanë ndodhur edhe dy rrëshqitje nga rruga me gjithsej tetë persona të lënduar.
Ak sidenti i parë ka ndodhur rreth orës 18 e 45 minuta në fshatin Jazhincë.
“Automjeti i udhëtarëve ‘Volksvagen golf’ me targa të Tetovës, i drejtuar nga 36 vjeçari G.D. nga ky fshat doli nga rruga. Shoferi dhe tre pasagjerë u dërguan në Spitalin klinik të Tetovës për trajtim mjekësor.
Rreth orës 19 e 20 minuta në rrugën lokale për në Tetovë “Banjice”, një automjeti i udhëtarëve “Tiko” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga 22 vjeçari I.R. nga Tetova, në të cilin transportoheshin katër persona të tjerë, doli nga rruga.
Katër të lënduarit u transferuan në Spitalin klinik të Tetovës për trajtim mjekësor”, informoi Marjan Josifoski.
Në dy vendet e ngjarjes ku ka pasur ak sidente rrugore policia ka kryer inspektim.