McGregor e ka fajësuar pasivitetin e tij për humbjen në UFC 257 nga Dustin Poirier në meçin e zhvilluar në Fight Island të Abu Dhabi.
Irlandezi është rikthyer pas një kohe të gjatë në UFC, por është mposhtur me nokaut nga Poirier në raundin e dytë.
Pas humbjes, McGregor ka thënë se e gjitha erdhi si shkak i pasivitetit të tij të gjatë, ndërsa nuk hezitoi ta lavdëroj kundërshtarin e tij.
“Është e vështirë për të kapërcyer pasivitetin”, ka thënë fillimisht McGregor pas humbjes nga Poirier.
“Goditjet me këmbëve ishin të mira nga Poirier. Goditja në muskulin e ulët ishte shumë e mirë. Këmba ime ishte e vdekur”.
“Kam nevojë për aktivitet. Ju nuk shpëtoni duke qenë joaktiv në këtë garë. Unë do të riorganizohem”, përfundoi irlandezi.