Ministria e Shëndetësisë informon se së sezonën 2020/2021 gjithsej janë regjistruar 433 raste me grip sezonal. Kjo paraqet 73,2 për qind më pak raste krhasuar me të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar, dhe 86,3 për qind më pak krahasuar me kurbën normale për këtë sezonë, transmeton Alsat.

Numri më i lartë i rasteve është regjistruar në grupmoshën që mbulon shumicën e popullsisë nga 15 deri në 64 vjeç (190 raste), ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar tek fëmijët nga mosha 0 deri në 4 vjet.

Në javën e dytë të vitit 2021, janë raportuar 36 raste të gripit ose të sëmundjeve të ngjashme me gripin, që paraqet rritje prej 18 rastesh krahasuar me të njëjtën javë në vitin 2020.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjithsej për këtë sezonë kundër gripit sezonal janë vaksinuar 48,406 persona. Prej të cilëve, 37,870 persona janë vaksinuar falas, ndërsa 10,536 persona tjerë janë vaksinuar në mënyrë private.

Masat për mbrojtje nga COVID-19 kanë ndihmuar në uljen e numrit të pacientëve me grip sezonal. Vaksinimi është mbrojtja më efektive kundër gripit sezonal.

Më shumë informacion në lidhje me situatën e gripit në vend, për sezonin 2020/2021, deri më 17 janar 2021, mund të merren në Institutin e Shëndetit Publik: https://www.iph.mk/grip-2- nedela-2021 /