I fshehur në Amerikën qendrore është një liqen i zjarrtë, që duket sikur ka dalë nga një skenë filmit “Lord of the Rings”.

Shkëmbinjtë e lëngshëm aty arrijnë temperaturën deri në 1000 gradë C. Ky është vullkani Nyirangongo në Republikën Demokratike të Kongos dhe gropa e tij e zjarrit, është liqeni më i madh i llavës së përhershme në botë.

Sipas vullkanologut Benoit Semets, që ka studiuar vullkanin për më shumë se pesë vjet, ‘pishina’ e zjarrit është 260 metra e gjerë dhe përmban rreth gjashtë milion metra kub lavë, të mjaftueshme për të mbushur 2500 pishina Olimpike.

Nyiragongo ka qenë në shpërthim të përhershëm që nga viti 2002, duke e bërë atë një nga vullkanet më aktivë në botë.

Ndërsa shpërthen, llava përvëluese shtyhet në sipërfaqe nga një dhomë magme thellë brenda vullkanit, ku lëshon gazin e saj, ftohet dhe zhytet përsëri.

Kjo lëvizje e përhershme konvektive krijon një tingull të zhurmshëm si një ujëvarë, ndërsa shoqërohet me shpërthime të mëdha gazi, që gjuajnë bomba përvëluese të llavës më shumë se 10 metra në ajër.