Leonardo DiCaprio mund të jetë në prag të martesës me të dashurën e tij, modelen Camila Morrone.

Nëse lajmi i revistës “Cosmopolitan”do të rezultojë i vërtetë, ai do të shkaktoje një tërmet në Holliwood, ku aktori i famshëm konsiderohet si “beqari i përjetshëm”.

Në fakt, DiCaprio ka pasur shumë lidhje që dukeshin sikur do të përfundonin në altar, për t’u mbyllur pastaj me ndarje të rrufeshme, siç ishin ato me Gisele Bündchen e Bar Refaeli.

Por burime pranë çiftit thonë se këtë radhë është ndryshe, dhe se ylli i Holliwood mendon se tek e dashura e tij 23-vjeçare me origjinë argjentinase, ka gjetur gjithçka kërkonte te një femër.

Të dy ata frekuentohen prej më shumë se tre vjetësh tashmë dhe thuhet se janë kokë e këmbë të dashuruar me njëri-tjetrin.