Që prej nisjes së Për’puthen, Tea dhe Andi kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të afrimitetit që kanë treguar me njëri-tjetrin.

I ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio me Genta Hodon dhe Elios Shulin, Andi ka treguar detaje nga jeta e tij private dhe na ka dhënë një lajm që do të gëzojë shumë fansat e çiftit.

Sipas Andit, marrëdhënia e tyre jashtë kamerave është në rrugën e duhur, paccka se duhet ta presë gjatë poshtë shtëpisë për të vajtur në emision.