Koalicioni ASH-AAA do ta mbështesë Ligjin për Regjistrim, pavarësisht se pushteti nuk ka pranuar amendamentet dhe sugjerimet e opozitës. Kreu i ASH-së Ziadin Sela tha se pushteti ka refuzuar dorën e zgjatur të koalicionit ASH-AAA, të cilët ofruan bashkëpunim për Ligj më të mirë për regjistrimin.

– Advertisment –

 

Atë ditë hynë në rend dite me procedurë të shpejtuar, kryetari i komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi menjëherë e thirr Komisionin për Çështje Evropiane. Që mos kesh kohë as amendamente të bësh. Seancë, Ç ‘është kjo jo transparencë? Pse frikësohen, nga kush kanë marrë urdhra, pse dorës tonë të zgjatur i përgjigjen me lojëra kaq të ulëta, për kë punojnë këto njerëz. Megjithëse kishin dy javë ditë kohë sepse tre ditë është debati i kufizuar kur ligji është me shenjë evropiane, ata menjëherë e çuan – u shpreh Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

Ndërsa kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, nënvizoi se Qeveria është ajo e cila do të duhet në këso raste ta shtrij dorën, por një gjë e tillë nuk ndodh edhe për çështje të tjera të rëndësishme shtetërore.

Koalicioni ASH-AAA bënë amendamente për ligjin për regjistrim, ata nuk na pranuan asnjë amendament, ndërsa ne themi për shkak se është interes shtetëror do ta votojmë. Ndërsa ata vazhdojnë në kështu raste, në këto fenomene të rëndësishme shtetërore vazhdojnë të ecin vetë, pa dëgjuar askënd, asnjë parti tjetër, as ekspertët as qytetarët e përkatësive tjera politike e kështu me radhë – deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

Koalicioni ASH-AAA këmbëngul që Regjistrimin në vend të Entit të Statistikave ta realizojë një Komision Shtetërorë i cili do të ketë përfaqësues nga të gjithë partitë, e jo nga Enti Statistikor.

Mefail Ismaili