Klubi i Marseille i ka vënë ultimatum Florian Thauvin, I cili nuk pranon të rinovojë kontratën me francezët, të gjejë një skuadër të re brenda 13 ditëve dhe të largohet nga Marseille.

Mesfushori 27-vjeçar ndiqet me interes nga italianët e Milanit, që kanë kohë që interesohen për futbollistin, i cili kërkohet edhe nga klube të tjera europiane. Për të vendosur për të ardhmen e tij, Thauvin ka në dispozicion 13 ditë ku klubet e interesuara do të bëjnë maksimumin për lojtarin.