Protesta të dhunshme kanë shpërthyer sonte në Bruksel pasi një njeri me ngjyrë u vra nga policia teksa po filmonte një ndërhyrje të oficerëve me celular.

23-vjeçari i quajtur Ibrahima vdiq më vonë në stacionin e policisë pasi ishte arrestuar sepse po filmonte një kontroll të policisë. Sipas raportimeve, familja e tij ishte informuar vetëm gjashtë orë më vonë.

Pak pas tragjedisë në kryeqytetin belg nisën trazirat.

Në pamje të shpërndara në rrjetet sociale shiheshin grupe protestuesit që në dukje po i vinin zjarrin një stacioni policie.

Ndërsa policë të armatosur shiheshin që qëllonin ndaj protestuesve, me shumë gjasa me plumba gome.

Një tjetër dëshmitar tha se rreth 400 njerëz ishin mbledhur në rrugë, dhe po aq oficerë policie, disa prej të cilëve dukeshin shumë të “nevrikosur”.

Policia me veshje të rënda shihej që marshonte drejt protestuesve dhe lëshonte ujë me presion apo spray djegës.

Në të tjera pamje shiheshin shpërthime fishekzjarresh teksa furgonë të policisë bllokonin rrugët në formë barrikade.

Më herët disa qindra njerëz kishin marshuar drejt stacionit të policisë në veri të Brukselit.

Protesta që nisi si paqësore u organizuar nga grupi aktivist AJGB me thirrjet për zbulimin e të vërtetës për vdekjen e Ibrahima.

Por atmosfera ndryshoi shpejt dhe gurë e objekte u lëshuan ndaj policisë.

Përveç stacionit të policisë u dëmtuan dhe makinat e policisë pranë tij.

Rrethanat e vdekjes së Ibrahima janë ende të paqarta.